Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kultivuan kanabis në banesë, arrestohen babë e birë në Vorë

13:28 03/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Tiranës vijon punën, ku falë kontrolleve të kryera ka bërë të mundur vendosjen në pranga gjatë 24 orëve të fundit të 7 personave, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në qytetin e Vorës janë arrestuar babë e birë, E. M., dhe H. M., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tyre, janë gjetur të kultivuar fidanë me kanabis.

Gjithashtu janë proceduar penalisht inspektori i pyjeve B. K., dhe kryeplaku i fshatit A. G., pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

 

Tiranë

Vorë/Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas (babë e bir) dhe procedohen penalisht kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve..

Vihen në pranga edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Gurët e zinj” Vorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 32 vjeç dhe H. M., (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. K., 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe A. G., 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

—

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Sherbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. P., 30 vjeç dhe L. Sh., 48 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë, duke vjedhur skuterin elektrik në pronësi të shtetasit A. I.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
  2. M., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.04 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: aksionarrestimpoliciavore

Të lidhura

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza
Kryesore

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për Pandeli Bozhën, i arrestuar...

11:11 14/05/2025
Para
“Shqiptarët të tretët në Europë në aplikimet për azil të fëmijëve”, Meta: Prej kohësh kam dhënë alarmin

Pasi dekretoi datën për nisjen e Kuvendit, Meta publikon raportin e EUROSTAT, ja çfarë tregon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
Vrau vëllezërit Bardhi, Gjykata e Tiranës e dënon me burgim të përjetshëm

Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 87 çështje në gjykatat e vendit

10:42 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.