Skip to content
Kryesore

Kultivonte kanabis, arrestohet 45-vjeçari në Kukës

· 2 min lexim

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kroi”, duke vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas disa muajsh në arrati, ai u lokalizua dhe u arrestua nga forcat policore në një operacion të mirëkoordinar. Hetimet zbuluan se 45-vjeçari kishte kultivuar kanabis në tre parcela dhe posedonte një kallashnikov me municion luftarak.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Në qershor 2024, kultivoi bimë narkotike në 3 parcela dhe posedoi kallashnikov, lokalizohet dhe arrestohet 45-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.