Skip to content
Të Gjitha

Kukësi arrin të frenojë Partizanin dhe rrëmben një pikë me vlerë

· 1 min lexim

Kukësi- Partizani ka qenë ndeshja më e pritur këtë javë të 17-të Superligës. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, gjë që ka bërë që të dyja skuadrat të marrin nga një pikë me shumë vlerë.

Sipas Panorama Sport, pjesa e parë u karakterizua si një përballje me shumë raste, por në fund të 45-minutshit të dyja ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes duke menduar për fraksionin e dytë, i cili do të kishte pothuajse të njëjtën panoramë si me të parën.

Pas startimit të pjesës së dytë, kryesuesit e Superligës  i shkuan shumë afër portës, por nuk arritën të zhbllokojnë shifrat.

Me këtë rezultat, Partizani shkon në kuotën e 36 pikëve, ndërsa djemtë e shkodranit Cungu, renditen të dytët, por me një ndeshje më shumë se Skënderbeu i vendit të tretë.