Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kufiri detar me Greqinë/ Mediat helene: Për detet e Shqipërisë vendos ‘baba’ Erdogani, jo Rama

00:32 20/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Komploti kundër interesave greke për naftë e gaz në detin Mesdhe, sipas mediave helene, dirigjohet drejtëpërsëdrejti nga “babai” i shqiptarëve në Stamboll.

Me këtë analizë e kanë shoqëruar mediat greke mungesën e entuziazmit për deklaratën e kryeministrit shqiptar se, kufirin detar në detin Jon duhet ta përcaktojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Një shëtitje pa asnjë fryt konkret e paralajmërojnë ato vizitën e kryediplomatit grek të martën, kur të gjithë presin finalizimin faktik të zgjerimit të ujërave territoriale Greke në 12 milje në detin Jon.

Analistët grekë këmbëngulin se Shqipëria nuk është as Itali dhe as Egjipt por një protektorat i mirë-manipuluar i Turqisë. Ata bëjnë përgjegjëse edhe neglizhencën e Greqisë në vitet e kaluara të gjitha qeveritë në Athinë që kanë penguar ri-integrimin e Shqipërisë në botën perëndimore.

Asnjë mëdyshje nuk ka në mediat greke se Rama mund të “luajnë topin” me Greqinë për çështjen e zonave ekonomike detare në kurriz të Turqisë.

Çështja e kufirit detar është pezull që nga viti 2009, kur Bakojanis dhe Basha nënshkruan një marrëveshje e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me iniciativë të Kryeministrit të tanishëm Edi Rama.

Mediat në Athinë akuzojnë kryeministrin shqiptar se më vonë kur erdhi në pushtet i “shkarkoi” anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare me udhëzimet e Erdoganit dhe nuk i ka zëvendësuar deri më sot, me sa duket për të kursyer kohë, për sa kohë që Ankaraja kërcënon Athinën me memorandume dhe pushtim të shelfit kontinental Grek.

Mungesa e një Gjykate Kushtetuese në Tiranë pengon çështjen e përcaktimit të zonave ekskluzive detare në Jon pasi ekziston precedent i rrëzimit të marrëveshjes së vjetër.

Sipas mediave greke ndikimi politik dhe ekonomik grek në Ballkan është zero. Dendias këshillohet që këto orë para se të marre avionin t’u hedhë një sy marrëveshjeve ekonomike dhe ushtarake që Ankaraja ka nënshkruar me Shqipërinë.

Sigurisht nuk është e lehtë për një vend të vogël si Greqia në një krizë ekonomike afatgjatë të tërheqë lehtësisht mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve në NATO, kur mbizotërojnë interesat gjeostrategjikë dhe ekonomikë. Kur sponsorët e partive në pushtet në vendet evropiane kanë interesa më të mëdha në Turqi. Dhe pa këtë mbështetje ka vetëm fjalë nga Brukseli dhe asnjë fije shprese të një angazhimi ushtarak pro Athinës.

Ne këto marrëdhënie të komplikuara diplomacia greke po luan një kartë të padëgjuar më parë për të mposhtur anti-helenizmin shqiptar që ka një qendër dhe ndodhet në Kosovë aty ku inkubohet ideja e “Shqipërisë së Madhe”. Ky qëndrim ka tendencë të ndryshojë dhe do të ndryshojë vetëm kur të hapet rruga për njohjen greke.

/Burimi: TvKlan/ GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: detarErdoganigreqiakufiShqiperia

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Inceneratori i Elbasanit, denoncimi i fortë: Si iu dha 23 vjeçares projekti 23 milionë euro!

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip