Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ku shkuan 700 mijë eurot e sterilizimit? Si Bashkia e Tiranës mori paratë dhe shfarosi qentë endacakë

20:39 06/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Vrasja e qenve të rrugës nga Bashkia e Tiranës ka sjellë reagime të ashpra nga aktivstë të shoqërisë civile dhe të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, të cilët protestuan para Klinikës Veterinare në Kombinat dhe para Bashkisë. Shumë media nuk i transmetuan protestat, madje disa prej tyre që janë përherë në krah të Erion Veliajt, shpërndanë lajme të rreme se si një qen rruge kishte sulmuar një fëmijë duke i rrezikuar jetën.

Po ashtu për propagandë u përdor edhe vendimi i Gjykatës së Apelit që i jepte të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve. Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 2015, për shkak të problematikës që ka sjellë popullimi i lartë i qenve endacakë, dhe fakti i ndonjë epidemie me rrezik për popullatën, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë. Në fakt vendimi i jepte të drejtë Bashkisë për sterilizimin e qenve dhe jo për shfarosjen e tyre.

Videoja e shpërndarë ditët e fundit ku punëtorët e Bashkisë tërhiqnin zvarrë qentë e rrugës për t’i çuar në klinikën veterinare, ishte në vazhdimësi të rasteve të denoncuara më herët.

Në vitin 2018 CNA.al kishte publikuar pamje horror, ku në klinikën famëkeqe dukeshin qentë e vrarë nëpër korridore, ndërsa në kafazet e mbetura bosh kishte shenja gjaku.

https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/2021/04/klinika-veterinare.mp4

Po atë vit emisioni Stop denoncoi se si qentë e vrarë nxirreshin nga Klinika Veterinare e më pas hidheshin në landfill.

Ndërkohë që Erion Veliaj bënte foto ku dukej i dashur me qentë dhe nëpër emisione deklaronte se ata ishin sterilizuar, e kundërta ndodhte.

Ne vetëm një ditë, menaxhimi i vetëm një qeni rruge na kushton 50 euro”, kishte thënë Veliaj në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.

“Kostoja e sterilizimit, vaksinimit dhe mbajtjes tre ditë në spitalin e kafshëve”, u korrigjua më pas Kryetari i Bashkisë duke shtuar se Tirana ka 15.000 qen.

Por realisht Veliaj nuk po kryente sterilizimin e qenve. Lekët e tenderave përvetësoheshin nga Bashkia, ndërkohë që qentë shfaroseshin në mënyrë makabre.

  1. Në vitin 2016  janë shpenzuar 68 500 euro për trajtimin e kafshëve të rrugës:
  2. Viti 2017- 163 mijë euro
  3. Viti 2018- 145 mijë euro
  4. Viti 2019- 136 mijë e 500 euro
  5. Viti 2020- 187 mijë euro.

Pyetja që lind natyrshëm në këtë rast është: Ku shkuan 700 mijë euro dhe qentë e rrugës?

Në këto vite në kryeqytet janë vrarë 14 mijë qen, ndërsa gati 1 miliardë lekë të tenderuara nuk dihet si janë shpenzuar.

Ndërkohë, nga një investigim i gazetares Sabina Veizaj në vitin 2017 rezultonte se në Klinikën në Kombinat ku ndodh vrasja e qenve, janë të punësuar 33 persona. Pagesa e qirasë varionte mes 1000 dhe 3000 euro në  muaj, ndërsa punonjësit paguhen nga 30,000 lekë

E gjithë struktura kushtonte 1,130,000 lekë në  muaj. 1000 euro qira mujore (e përkthyer në varësi të kursit të këmbimit valuator = 140 000 lekë në muaj 33 punonjë s x 30’000 lekë  paga mujore e një  punonjë si = 990 000 lekë 140 000+ 990 000 = 1 130 000 lek në  muaj.

Por sipas veterinerëve kostoja e trajtimit që nga sterilizimi, matrikullimi e vaksinimi i një qeni endacak shkon në 4500 lekë. Pra me 1 130 000 lekët e shpenzuara për Klinikën Veterinare do të sterilizoheshin 252 qen në muaj. Por Bashkia ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë: atë të vrasjes së qenve, ndërsa klinika nuk shërben për trajtimin, por për shfarosjen e tyre.

Etiketa: Bashkia e Tiranesklinika veterinareqente endacakeshfarosja e qenve endacake

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë
Aktualitet

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Operacioni, i koduar “Platforma”,...

19:09 13/05/2025
Para

Cala mohon abuzimin racist ndaj Diakhaby: Jam i tronditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.