Skip to content
Të Gjitha

Kryeministri grek Mitsotakis nga Himara: Do të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt BE-së por me një kusht

· 2 min lexim

Ditën e sotme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet për nëj vizitë zyrtare në Himarë.  Qytetarë të shumtë e kanë pritur kryeministrin grek me entuziazëm, teksa fëmijë të vogël ishin me lule në dorë.  Gjatë fjalës së tij kryeministri grek u shpreh se do të jetë mbështetës i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kushti i tij është që Shqipëria të siguroj çdo të drejtë të komunitetit grek në vendin tonë.

“Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garanton unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” tha kryeministri grek.

Kujtojmë që Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua.

Agjenda e plotë e kryeministrit grek në vizitën e tij në Shqipëri:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.