Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryemadhi sfidon hapur Ramën: Eja të inspektojmë bashkë inceneratorin e Tiranës në praninë e mediave

13:34 01/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka bërë një thirrje të hapur kryeministrit të vendit që bashkë me mediat të shkojnë në landfillin e Sharrës dhe të demonstrohet që kryhet vetëm groposja dhe jo përpunimi i plehrave.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ajo i bëri thirrje edhe kreut të SPAK, Altin Dumani që të hetojë dosjen e plotë të inceneratorëve dhe jo t’i referohet sms-ve të kryeministrit.

Deklarata e Kryemadhit

Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë publik është bërë normalitet shumë i rrezikshëm në Shqipëri.

Kjo pandëshkueshmëri, ka bërë të rritet edhe arroganca e qeveritarëve tanë, të cilët blejnë dhe intimidojnë media kombëtare, në mënyrë që qytetarët të qëndrojnë larg nga e vërteta. Kemi parë këto ditë intimidim nga regjimi edhe të faqeve satirike online.

Në 17 Janar 2023, i kam treguar me ze dhe figure të gjithë shqiptarëve se si vidhen paratë e tyre përmes inceneratorit të Tiranës, ku mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digjen, por vetëm groposen primitivisht, ndërkohë që nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, inceneratori merr 29 Euro/Ton për gjasme shërbimin e trajtimit të mbetjeve.

Droni i të vërtetës filmoi për 180 ditë, dhe në 17 Janar, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre se çfarë ndodh në Tiranë, që me grumbullimin e mbetjeve në një kamion të vetëm, edhe pse qytetarëve i kërkohet ti diferencojnë ato, por edhe panë faktin më skandaloz, se në Sharrë mbetjet as nuk diferencohen, as nuk trajtohen, lëre më të digjen për të prodhuar energji.

Sot, 75 ditë më vonë, ku pagesat e Erion Veliaj për inceneratorin kanë vazhduar, atje vijon i njëjti skandal i vjedhjes haptazi të parave të shqiptarëve.

Droni i të vërtetës u ngrit sërish ditën e djeshme, dhe ju ftoj të shikoni pamjet ekskuzive për shërbimin e trajtimit të mbetjeve që ndodh realisht ne inceneratorin e Tiranës, për të cilin paguajmë 29 Euro/Ton.

Në këto 75 ditë, inceneratori i Tiranës ka marrë minimalisht 2 milionë e gjysëm euro, por nëse llogaritet edhe pagesat që ka marrë nga bashkitë e tjera dhe biznesi, kjo shifër mund të rezultojë 4 apo 5 herë më e madhe.

Ja pra, që diferencimi e trajtimi i mbetjeve nuk ka ndodhur.

Ja pra, që djegia e mbetjeve për të prodhuar energji, nuk ka ndodhur.

Ja pra, që pagesa 29 Euro/Ton nuk shkon për të marrë nga inceneratori i Tiranës shërbimin e kontratës koncesionare, por ato para u kthehen në mënyra të tjera Erion Veliajt që i bën këto pagesa, dhe qeveritarëve të tjerë.

I kërkoj Ramës, që sa humb kohë dhe para me izraelitët duke paguar për lajme të rreme dhe duke blerë sekonda për të hedhur vrer në TV kombëtare kundra meje, bëhu kurajoz.

Hap dyert e inceneratorit dhe tregoji shqiptarëve për krenaritë e tua. Shkojmë bashkë që sot.

Përse fshihesh dhe nuk bën transparencë?

Zero Iluzione nuk duhet të ketë për këdo zyrtar se do të shpëtojnë nga forca e ligjit për inceneratorët.

Pamjet e dronit të 17 Janarit 2023, i kanë zyrtarisht edhe organet e drejtësisë shqiptare.

Në 2016, reforma në drejtësi nuk u votua me 140 vota nga e gjithë klasa politike, që për 1 vjedhje që zbulohej, hetimi i saj të zgjatej dhe zyrtarët publikë të qëndronin të pandëshkuar, me mbrojtje nga shteti.

Nuk ka kompani në botë që mund të fitojë arbitrazh për mospërmbushje të kontratës! Këto mashtrime nuk mund t’i shiten sot qytetarëve shqiptarë.

Kjo është një kontratë e cila nuk ka përmbushur detyrimet, nuk ka kryer investimet, dhe ka korrupsion brenda të faktuar me fatura tatimore.

Ndaj edhe një kërkesë shkon edhe për Kreun e SPAK, që ta shikojë me vëmendje dhe në mënyrë të plotë dosjen, nisur nga faktet, jo nga SMS e kryeministrit.

Droni dhe faktet do vijojnë të buçasin fort për inceneratorët. Çdo fakt që më vjen edhe për intimidimin apo blerjen e drejtësisë do të bëhet publik. Ndërsa unë vazhdoj të bëj thirrje për transparencë, që ta hapen dyert e inceneratorit të Tiranës, ju garantoj se në 15 Maj, 1 ditë pas ikjes së Erion Veliaj nga karrigia që i lejon të bëjë pagesat për inceneratorin e Tiranës, nuk do të paguhet më për këtë vjedhje të përditshme të shqiptarëve.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
“Skavica aferë korruptive”, Berisha prezanton kandidatin Ismail Uka: Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë

"Skavica aferë korruptive", Berisha prezanton kandidatin Ismail Uka: Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.