Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryemadhi prezanton kandidatin në Fier: “Të gjithë po largohen, ta ndryshojmë realitetin”

17:13 20/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë në qytetin e Fierit ku ka prezantuar edhe kandidatin për deputet në këtë qark, Arben Çukon. Kryemadhi ka thënë se qëllimi i LSI nuk është t’i bëjë analizën Ramës, pasi këtë do e bëjnë shqiptarët në 25 prill. Angazhimi i LSI sipas saj është të ndalojnë largimin e të rinjve.

“Qëllimi ynë nuk është që ti bëjmë analizën atij. Analizën ja bëjnë shqiptarët më 25 prill. Ne sot kemi si angazhim kryesor, çfarë  do të angazhohemi ne, cilat janë sfidat tona, çfarë u ofrojmë ne shqiptarëve dhe sidomos të rinjve dhe të rejave. Në jetën e përditshme flasim për të rinjtë dhe të rejat dhe një pjesë e tyre thonë po na ikin, nuk i kemi më dhe është  vërtetë problem që njerëzit po ikin dhe aq më shumë familjet e reja.

Shpërngulja e familjeve të reja nga zona është, nga toka nga qyteti, nga vendi ku ata janë rritur është një problem jo vetëm për familjarët e tyre, për qytetin për biznesit por tashmë do të bëhet dhe problem kombëtar sepse një nga probleme kryesore  që kemi ne sot është mungesa jo vetëm e fuqisë punëtore  por mungesa e vazhdimësisë”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI ka vazhduar me prezantimin e Çukos duke thënë se ai ka shansin të tregojë gjithë angazhimin e komunitetit që përfaqëson. Kryemadhi tha se Fieri është qarku që po jep kontribute të  mëdha në ekonomi me naftën e bujqësinë, por aty varfëria është ulur këmbëkryq dhe të gjithë po largohen.

“Në aspektin e angazhimeve, në aspektin e bërjes politikë me njerëz të cilët iu gjenden njerëzve. Ne sot jemi për të prezantuar Benin si kandidat për deputet të LSI, i cili ka shansin edhe për të treguar angazhimin e të gjithë atij brezi të Benit që është pjesë e qytetit të Fierit, jo vetëm në kuadrin e ndërtimit, të strukturimit apo dhe brezave të tërë të qytetit të Fierit. Por dhe për përfaqësimit të komunitetit që Beni përfaqëson. Në fakt sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për burrat dhe vajzat e Fierit, për burrat dhe gratë e Fierit për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe për të ndryshuar realitetin.

Fieri konsiderohet gjithmonë si bastion i të majtës por në fakt po të ishte bastion i të majtës në 8 vite qeverisje të Rilindjes duhet të ishte vendin ku njerëzit duhet të ishin të punësuar të gjithë, duhet të ishte vendin ku duhet të kishin pagat më të mira. Fieri është qarku i cili jep një nga kontributet më të mëdha në buxhetin e shtetit që është nafta, është bujqësia. Por po të shikosh në thellësi të familjeve të Fierit do të shikosh që varfëria është ulur këmbëkryq. Do të shikosh që largohen të tërë nga Feri dhe nuk e kthejnë më kokën pas”, përfundoi Kryemadhi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fierkryemadhiLSIpolitikezgjedhjet

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Basha viziton familjen pensioniste në Berat: “Do rrisim pensionet jo më pak se 5% në vit”

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip