Skip to content
Aktualitet

Kryemadhi përplaset me policinë, gjithë çfarë ndodhi nga mbledhja e LSI (video)

· 2 min lexim

Policia e shtetit ka ndaluar aktivitetin e LSI mëngjesin e sotëm, për shkak të mungesës së masave anti-covid.

Mësohet se efektivët kanë hyrë në ambientete godinës së LSI, ku Kryemadhi zhvilloi dhe një takim me të rinjtë për arsimin në kuadër të fushatës elektorale.Sipas uniformave blu ndërhyrja u bë pasi  kanë marrë njoftim për një mbledhje me më shumë se 10 veta.

“Po nuk jemi 10 veta ne këtu”, – iu përgjigj Kryemadhi efektivit të Policisë, të cilin e sfidoi duke i kërkuar ta plotësonin fletën e gjobës për ta, por njëkohësisht u kërkoi edhe “mos u bëni ushtarë. Merruni një herë me bandat”.

Një ditë më parë, Rama e përmendi kryetaren e LSI, për organizimet e saj, duke thënë daljet e Monika Kryemadhit kanë qenë spektakolare”

REPLIKAT E KRYEMADHIT ME EFEKTIVIN E POLICISE 

Polici: Mirëdita si jeni?

Kryemadhi: Mirëdita

Polici: Në bazë të masave anti-Covid, mbi 10 veta nuk lejohet.

Kryemadhi: Po nuk jemi 10 veta ne këtu, ne këtu jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe?

Polici: Edhe ajo për mediat nuk lejohet

Kryemadhi: Po pse nuk erdhët kur ishim live?! Vendosni gjobën dhe i drejtohemi gjykatave administrative. Merruni me bandat njëherë këtu, pastaj hajdeni na vendosni gjoba për maska. Merruni me bandat, kriminelët, me ata që ju përplasin makinat, pastaj hajdeni vendosni gjoba për maska. Mos u bëni ushtarë as të Taulantit as të shokëve të Taulantit.