Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryemadhi: LSI-ja do e çoj deri në fund betejën me bandat e Rilindjes

17:09 14/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka vazhduar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit nga qyteti i Lushnjes. Gjate fjalës së saj, theksoi se LSI është partia e të rinjve, familjes dhe të personave që merren me bujqësi.

Kryemadhi theksoi se ajo vetë, Petrit Vasili, Luan Rama, janë bashkë për të shporrur, atë që ajo e quan “bandën e Rilindjes”.

“Përshëndetje Lushnja! Në fakt sot mendonim se do të binte shi, por edhe Zoti e do LSI-në, e hapi qiellin. Motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja të qytetet të Lushnjes, unë jam deputetja që do të përfaqësoj LSI-në në qytetin e Lushnjes dhe jo vetëm që jam krenare, jo vetëm që e ndjej veten të mirëpritur dhe të respektuar që ditën e parë që kam ardhur këtu, nga Arditi, nga Rudina, nga Astriti, nga Gimi, nga Sara, nga Nori, nga Mitati, nga Egla, nga Ergi, nga Mirela. Por nuk është vetëm ky respekti, është që pas datës 25 prill unë jam borxhlie deri në fund me qytetin e Lushnjes, me të rinjtë dhe të rejat e Lushnjes, sepse detyrat tona janë aq të mëdhaja, përballë qytetarëve të Lushnjes, përballë banorëve të Lushnjes dhe të gjithë rrethinave, përballë vajzave dhe djemve të Divjakës, që sot i përfaqëson Sara këtu. Sepse ajo që është shumë e rëndësishme, është angazhimi i secilit nga ne, për t’i çuar gjërat deri në fund.

Lushnja ka qenë një qytet i cili e ka votuar LSI-në, jo vetëm Lushnja, por i gjithë qarku i Fierit. Gjithmonë që në ditët e krijimit të saj, qarku i Fierit i ka dhënë votë LSI-së dhe ka kërkuar që të përfaqësohet në Parlament me deputetë. Prandaj unë, Monika Kryemadhi si kryetare e LSI-së, kam ardhur dhe kandidoj në qarkun e Fierit, për të larë të gjitha borxhet ndaj qarkut të Fierit, ndaj jush, ndaj burrave dhe grave, ndaj fermerëve, ndaj të gjithë naftëtarëve në Fier, ndaj të gjithë të rinjve dhe të rejave, por më shumë ndaj familjeve tuaja, që ne në këto vite kemi lejuar djemtë dhe vajzat tuaja të largohen nga shtëpitë, sepse nuk kanë mundësinë e punësimit. Ky është një borxh, që unë si nënë, si vajzë, e marr përsipër përballë jush, sepse nëse ne nuk do të kuptojmë që herë pas here duhet të kthejmë kokën pas, për të parë ku ishim dhe ku jemi, për të kuptuar kush na jep dorën, për të kuptuar kush na ndihmon, për të kuptuar kush të do dhe suporton me të vërtetë, atëherë ne nuk kemi sjellë asnjë ndryshim.

 

Ndryshimi nuk vjen duke i bërë elozhe politikës së vjetër, ndryshim nuk vjen duke u përkëdhelur tek kryetarët apo kryetaret e partive, ndryshimi nuk vjen duke u përçarë apo duke u përkëdhelur tek ish liderët, ndryshimi vjen tek fëmija ynë, tek shtëpia jonë, tek toka jonë. Ndryshimi vjen tek qyteti ynë, ndryshimi vjen me votën më 25 prill për numrin 6, për të votuar LSI-në. Sepse LSI-ja është partia e të rinjve dhe të rejave. LSI-ja është familja e familjeve shqiptare, LSI-ja nuk është partia e kryetarëve. LSI-ja është partia juaj. Iku koha kur njerëzit thonin që votojmë emrin. Emrat ikin dhe vijnë, por vlerat, virtytet, solidariteti, janë ato që na mbajnë bashkë. I japim dorën njëri tjetrit, e ndihmojmë njëri tjetrin dhe i qëndrojmë njëri tjetrit. Ajo që ne duhet të kuptojmë më shumë se kushdo tjetër, është që, që nga Shkodra deri në Sarandë, kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë një, janë të gjithë bashkë, janë lista fituese e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh Kryemadhi.

 

Etiketa: do e coj deri ne fundkryemadhiLSI-ja

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Zgjedhjet e 25 prillit: OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm për fushatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.