Skip to content
Të Gjitha

Kryemadhi i numëron Lali Erit fustanet D&G të së shoqes

· 1 min lexim

Kryemadhi i kthehet kryetari të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, pas akuzës për Vilën në Gjiri i Lalzit, i cili i kujtoi milionat që ka bërë.  Ajo tha se nuk ka gjë për të fshehur, se para vilës sw saj vijnë çiftet e reja dhe nuset bëjnë foto.

Përgjigja e Kryemadhit ka qenë në lartësinë e sarkazmës. Ajo pyeti po Lali Eri kur do ta deklaronte vilën e tij dhe fustanet Dolce & Gabbana të bashkëshortes së tij.

“Dua të theksoj që Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalzit. Biles vijnë dhe bëjnë foto te vila. Vijnë dhe çifte e bëjnë foto para vilës time në Lalëz.  Po puna është ky Lali Eri do t’i deklarojë ato vilat e tij. Po ato fustanet e nuses së tij që janë Dolce & Gabbana?”, u shpreh Kryemadhi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha nga Zall Herri se “hallet e Monës janë vilat miliona euro, jo hallet e njerëzve”.

/GazetaReforma.com/