Asnjë ndihmë ushqimore, ujë apo furnizime mjekësore nuk janë lejuar të hyjnë në Rripin e Gazës që nga 2 marsi, kur Izraeli vendosi një bllokadë të plotë si presion ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve të mbetura.
Sot, kjo bllokadë ka hyrë në ditën e saj të 60-të, ndërsa Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës kanë dhënë alarmin për një krizë të plotë urie që përfshin të gjithë zonën.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, të gjitha furrat e bukës në Gaza janë mbyllur, ndërsa rezervat e brendshme të ushqimit janë zhdukur krejtësisht.
Edhe kuzhinat humanitare që vijojnë të operojnë paralajmërojnë se do të detyrohen të ndalojnë brenda pak ditësh nëse nuk ndihmohen.
Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës njoftoi se uria nuk është më një kërcënim i mundshëm, por një realitet i përditshëm. Deri tani, 52 persona kanë ndërruar jetë për shkak të urisë dhe kequshqyerjes mes tyre, 50 janë fëmijë.
Më shumë se 65,000 fëmijë kanë kërkuar ndihmë për kequshqyerje të rëndë, ndërkohë që situata vazhdon të përkeqësohet për çdo orë që kalon pa ndërhyrje