Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza nga Coronavirusi, Rama Rama flet me ligj dhe zakon: “Ndihma për biznesin e vogël dhe shtresat në nevojë”

17:13 24/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

COVID-19 ndër të tjera ka shkaktuar një ngërç në ekonomitë e të gjitha vendeve të prekura, duke bërë që shtete të ndryshme të ndërmarrin masa të ndryshme.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama bëri të ditura masat ekonomike të ndërmarra për të parandaluar një krizë ekonomike, duke u shprehur madje se kishte reduktuar disa konçesione në mënyrë që paratë t’i kanalizonte në drejtimet ku ka dhe do të ketë nevoja imediate.

Ky plan financiar përbëhet prej 7 pikash dhe qeveria ka parashikuar një fond prej 370 milionë dollarësh.

 Rama shpall planin financiar për përballimin e COVID-19

Së fundmi, Rama ka realizuar një video live në Facebook, ku foli rreth çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe ndër të tjera ka folur edhe rreth gjendjes aktuale në vendin tonë.

Kryeministri Rama ka deklaruar se do të ketë ndihma financiare mujore për biznesin e vogël dhe familjet me ndihmë ekonomikë gjatë periudhës së karantinës, si pasojë e situatës së krijuar nga Coronavirusi.

Po ashtu, Rama tha se do të paguajë dyfishin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, për punonjësit e tij, pasi sipas zakonit, ka të vetëpunësuar që nuk deklarojnë rrogë, si edhe theksoi se nuk do të mjaftohen me aritmetikën e numrit të të vetëpunësuarit dhe se do të shkojmë përtej këtij numri.

“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë. Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në këtë mënyrë cdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta që nuk do i lëmë vetëm” shkruan Rama.

Po ashtu, qeveria ka pezulluar edhe koncesionet: rruga ‘Milot-Balldren’, rruga ‘Orikum-Dukat’ dhe koncesioni i skanerave të doganave, koncesionin e laboratorëve të analizave, teksa disa ditë me parë është lajmëruar edhe pezullimi i koncesionit të ‘Check Up-it’.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Para

Çelja e negociatave, deputeti gjerman: "Deklaratë mosbesimi ndaj KE, të monitorojë përmbushjen e 15 kushteve"

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip