Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza e studentëve në Universitetet Publike/ Ardhjet e fundit ‘shpëtuan’ Bujqësorin. Ja sa maturantë u regjistruan…

18:27 27/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Largimi i të rinjve nga Shqipëria si për punë ashtu dhe për studime, por edhe rrjedhja e shumë maturantëve nëpër universitetet private, ka bërë që shumë fakultete të universiteteve shtetërore të rrezikojnë mbylljen.

Një prej këtyre universiteteve, madje më i famshmi, është Universiteti Bujqësor i Tiranës, me një traditë gati 70-vjeçare, por që në vitet e fundit ka njohur një braktisje nga ana e të rinjve.

Edhe pse Universiteti Bujqësor zhvillon një fushatë të fortë për të tërhequr maturantë, të vijnë e të studiojnë aty, janë disa fakultete që rrezikojnë seriozisht mbylljen.

Por këto ditë në UBT kanë nisur 4 ditët e regjistrimeve të lira nga 27 deri në 31 tetor.

Fatbardh Sallaku, Rektor i UBT-së ka deklaruar se: “5 ditë të lira do të thotë që ata gjimnazistë, maturantë, që nuk janë regjistruar në tre faza janë të ftuar të vijë pranë sekretarisë së UBT-së, të bëjnë kërkesë dhe të regjistrohen.

Ne kemi 28 programe Bachelor. Në 8 prej tyre janë ezauruar kuotat dhe në 20 të tjera ka kuota, që thënë ndryshe, gjithsej janë rreth 450 vende të lira të fushave Agronomi, Zooteknikë, Inxhinier Pyjesh, Peshkim, Hortikulturë ose Mbrojtje Bimësh etj…, çka do të thotë që janë degë që të japin një profesion, që e kërkon sot tregu i punës”.

Ai ka shtuar më tej edhe në lidhje me tregun e punës se, “po të shikoni strukturën p.sh. të Ministrisë së Bujqësisë që operon sot në terren dhe administratë, kanë staf me moshë mesatare rreth 58 vjeç, që do të thotë se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë kanë nevojë për gjak të ri”.

Në UBT nuk ka asnjë degë që do mbyllet këtë vit, por ka degë që interesi ka qenë paksa i ulët. Deri tani janë rreth 1350 maturantë të regjistruar në 3 fazat e para.

“Ne e konsiderojmë paksa të lartë kufirin e hyrjes, 7 e lartë, që po kërkojnë ta vendosën për vitin tjetër. Nëse ne e veçojmë mesataren 7, shanset për gjimnazistët ta zgjedhin universitetin tonë do të jenë më të pakta”, – tha Sallaku.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bujqësorikamzakrizastudenteuniversitet

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Vendi ballkanas me shifra drastike nga Covid, 1 në 2 të testuar rezultojnë pozitivë me koronavirus

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip