Skip to content
Kronikë

Krimi në Fier, banori: Autori ka tentuar të më përdhunojë gruan, ja çfarë do bëjë i gjithë fshati

· 2 min lexim

Banorët e fshatit kërkojnë që autori i ngjarjes makabre të dënohet më varje.

Sipas njërit prej banorëve ai ka tentuar më para të përdhunojë gruan e tij, dhe po ashtu ka përdhunuar një vajzë të re me disa veta në grup.

Duke e quajtur kriminel, ai tha se i gjithë fshati do bëjë një peticion me firma në mënyrë që autorit të jepet dënimi me vdekje.

“Të varet. Ai i ka të tëra të këqijat nga ana morale. E kam çuar në polici. Ka tentuar të më përdhunojë gruan. Ai të tëra të këqijat. Një çupë e kapi me disa veta. Ai është kriminel. Ai duhet varur me sezbën. Gjithë fshati do i japë firmat. Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq. Ai bën vaki i ka marrë dhe lekë. Nuk u dënua, unë e denoncova, e rrahën, por nuk i bënë gjë. Dhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeriu. Mendimi im dhe i tërë fshati do ta japë këtë mendim. Nuk shpëton gjallë më. Mbante thika, hanxharë me vete. Do shkoj se e kam mik babain e djalit të vogël”, tha banori.

Familja Vasiu në fshatin Grecalli ka hapur dyert e mortit. Dhimbja është e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë komunitetin. Në orën 11:00 Mateo i vogël do të përcillet në banesën e fundit dhe do t’i mungojë përjetësisht prindërve, vëllait dhe të afërmve.