Skip to content
Të Gjitha

Krimi i pasionit në Kavajë, Bledar Toçi lë reanimacionin

· 1 min lexim

Një krim i rëndë tronditi një javë më parë Kavajën.

Shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi, vrau me armën e shërbimit, Dritan Haxhollin, ndërsa vetë mbeti i plagosur.

Ngjarja u regjistrua në shtëpinë e Marsida Qatjas.

Toçi më pas shkoi me makinën e tij në spital, ku mori edhe ndihmën e parë.

Nga spitali atij iu komunikua edhe masa e arrestit me burg.

“Faxweb” shkruan, se Toçi ka lënë ditën e sotme reanimacionin, për të kaluar te reparti i Infektivit.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ai do të dërgohet në paraburgim.

Gjykata e Kavajës ka caktuar për Toçin dhe vëllain e tij masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Këtij të fundit policia i gjeti disa doza kokainë në shtëpi.