Skip to content
Kryesore

Krimet zgjedhore, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar sot një aksion në Bashkinë e Klosit, në kuadër të një hetimi për blerje votash gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Nga burime mediatike mësohet se disa funksionarë të bashkisë janë shoqëruar dhe u janë sekuestruar pajisjet elektronike, përfshirë telefonat.

Dyshimet paraprake përfshijnë edhe efektivë të policisë lokale si të implikuar në skemën e dyshuar të manipulimit elektoral.

Operacioni po drejtohet nga prokurori Elvin Gokaj, ndërsa pista kryesore e hetimeve lidhet me blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.