Skip to content
Kryesore

Krim pasioni në Shkodër, i riu vret të dashurën dhe më pas veten

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, ku dy persona kanë humbur jetën.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja është një krim pasioni. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të krimit.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.