Skip to content
Kronikë

Krim në familje në Durrës, 74-vjeçarja qëllon me thikë burrin (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës ku bashkëshortja ka goditur burrin e saj me sende të rënda .

Bëhet me dije se 74-vjeçarja Nasije Stafa dhe 78 vjeçari Ahmet Stafa kishin konflikte për shkak të një prone.

Si pasojë e gjendjes së acaruar, në debat e sipër gruaja ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj.  Por 78-vjeçari nuk e ka lënë me aq, ai është kundër përgjigjur duke e goditur bashkëshorten e tij.  Të dy në gjendje të plagosur janë dërguar në spital, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin përkatës.  78-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Asije Stafa, 74-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta, thuhet në njoftimin e policisë.

“Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njoftoi policia.

Konkretisht krimi ka ndodhur në në lagjen nr.11 , rruga “Kumini” në Durrës.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.