Skip to content
Kryesore

Krim në familje/ Babai plagos me thikë djalin 15-vjeçar

· 1 min lexim

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vreshtas.

Shpëtim Çuka ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë debati për të shkuar në shkollë.

15-vjeçari sipas të atit, luante me telefon dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka thënë babai.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.