Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KQZ publikon masat anti-Covid për ditën e zgjedhjeve

16:08 24/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme masat anti-COVID, për ditën e zgjedhjeve.  Ndër masat e marra për ditën e nesërme janë, ndjekja me rigorozitet nga ana e komisionerëve, anëtarëve, vëshguesve dhe votuesve masat anti-Covid. Anëtarët e KZAZ-ve, QV-ve dhe VNV-ve duhet që të deklarojnë nëse kanë probleme shëndetësore, ose shenja infektimi nga Covid. Anëtarët votuesit dhe vëzhguesit duhet që të plotësojnë një formular, ku vetëdeklarojnë se nuk kanë shqetësime, ose shenja të Covid gjatë ditëve të fundit.

MASAT E MARRA:

Të merren masa të menjëhershme për zbatimin e Protokollit “Lidhur me masat anti-covid 19 gjatë procesit zgjedhor dhe ditës së votimeve”, të Institutit të Shëndetit Publik, datë 13.04.2021, i cili i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

Anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ), të qendrave të votimit (QV) dhe të vendeve të numërimit të votave (VNV) dhe operatorët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndjekin me rigorozitet zbatimin e protokollit.

Anëtarët e KZAZ-ve, QV-ve e VNV-ve, dhe operatorët e caktuar nga KQZ-ja duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e covid-19, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të përcaktuar në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Formulari i plotësuar dhe i nënshkruar dorëzohet në momentin që anëtari/operatori paraqitet në detyrë.

 

Vëzhguesit duhet të tregojnë para komisioneve formularin e vetëdeklarimit, referuar pikës 3 të këtij udhëzimi, për të cilin mbahet shënim në librin e protokollit të mbledhjeve, ku evidentohet emri e mbiemri i vëzhguesit dhe përkatësia (subjekti zgjedhor, OJF shqiptare ose e huaj, organizatë ndërkombëtare etj.). Vëzhguesi pasi lexon shënimin e bërë nga administrata zgjedhore përkatëse në librin e protokollit të mbledhjeve, e nënshkruan atë.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ngarkohen anëtarët e komisioneve zgjedhore, operatorët e caktuar nga KQZ-ja dhe vëzhguesit për zbatimin e këtij udhëzimi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kqzmasatpublikon

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Albana Vokshi bën denoncimin: Manastirliu ka ngritur zyrë elektorale pranë qendrës së votimit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip