Skip to content
Aktualitet

KQZ në ngërç, 22 bashki ngelen pezull pa kryebashkiak

· 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur konsensusin e duhur për asnjë nga 22 bashkitë që u shqyrtuan në mbledhjen e ditës së sotme.

Në këtë mbledhje u diskutua për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri votoi kundër në të gjitha rastet, për të rënë ndesh me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ky i fundit dekretoi datën e zgjedhjeve 30 qershor, për të dekretuar datën 13 tetor si datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve. Socialistët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të bërë të mundur shpërndarjen e mandateve për këshilltarët.

Qëllimi është konstituimi i këshillave bashkiakë dhe marrja zyrtare e detyrës nga kryebashkiakët e rinj.

Ndërkohë që ditën e sotme,  gjykata e Matit miratoi mandatin e KQZ-së për kryebashkiakun e ri të Matit, Agron Malajn.

Ky i fundit është ish-gardist i 21 janarit 2011.

Këshillat bashkiak pa vendim

Skrapari

Bulqiza

Klosi

Dibra

Cërriku

Gramshi

Divjaka

Mallakastra

Patosi

Këlcyra

Libohova

Tepelena

Kolonja

Maliq

Kukës

Tropoja

Malësia e madhe

Himara

Saranda

Lushnja

Durrësi

Lezha

Ndërkaq, nesër do të mbahet mbledhja e radhës në orën 10:30, ku priten të shqyrtohen 13 bashki të tjera.