Skip to content
Aktualitet

KQZ i përgjigjet Metës: Ky është numri i deputetëve në Parlament

· 1 min lexim

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër anëtarëve të KQZ ku u kërkoi numrin e saktë të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

E ndërsa pak minuta më parë KQZ i ka kthyer përgjigje presidentit Meta. KQZ shprehet se në Kuvendin e Shqipërisë ka 122 deputetë në total.

Kjo kërkesë e tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së parlamentit

Në datën 8 qershor presidenti Ilir Meta, publikoi një dekret në të cilin shprehej se anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Ky dekreti i Metës u rrëzua nga KQZ dhe nga Kuvendi, institucione të cilat e quajtën të jashtëligjshëm.