Skip to content
Politikë

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës

· 1 min lexim

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë një konference për shtyp të Komisionerit Publik dhe KPK-së, theksoi se procesi i vettingut është i ndarë nga procedura penale.

Dumani u shpreh se ky proces përbën një ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët, duke theksuar se sfida bëhet edhe më e ndjeshme për ta për shkak të angazhimit në punën e përditshme.

Ai shtoi se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka një angazhim të madh në përfaqësimin e këtyre çështjeve.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të ketë angazhim të madh në përfaqësimin e këtyre çështjeve. Procesi i vettingut dhe rezultati i saj është i ndarë nga procedura penale. Procesi i vetingut, përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme”, tha Dumani.