Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kostot e luftës brenda PD, Bardhi denoncon Nokën/ Çështja mund të shkojë në SPAK

16:13 01/11/2024
Reading Time: 3 min lexim

Në qendër të denoncimit vila luksoze dhe pazaret me koncesionet

Përplasja mes ish-kolegëve në PD merr një kthesë të re, teksa një denoncim i Gazment Bardhit mund të përfundojë në SPAK.

“SPAK-u ka filluar procedimin për hetimin pasuror të Flamur Nokës. Noka shumë shpejt mund të përballet me një situatë të pakënaqshme,” deklaroi avokati i njohur Edmond Petraj në emisionin “Shqip” në DritareTV.

Denoncimi i Bardhit, i bërë në tetor 2022, përfshin akuza për një vilë 760 mijë euro në pronësi të Nokës dhe ngre dyshime për lidhje me një trafikant droge, por edhe për mbrojtjen që Noka i ka bërë biznesmenit Shefqet Kastrati.

“Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka,” shkruante Bardhi.

Koncesionet problematike

Dy prej koncesioneve më të debatuar të kompanisë “Kastrati” janë në qendër të vëmendjes.

I pari është kulla përballë selisë së PD-së, e cila, siç ka raportuar vazhdimisht Gazeta Reforma, mori leje në kundërshtim me ligjin. Ndërtimi u bë i mundur vetëm pasi qeveria ndryshoi specifikisht nenin 17 të VKM-së në qershor 2022, duke hequr kufizimin që shtesa nuk mund të ishte më shumë se 2%.

Ky ndryshim erdhi vetëm 10 ditë pasi Bashkia e Tiranës ishte detyruar të mos miratonte lejen për shtimin e disa kateve. Ironikisht, ky favorizim ndodhi në kohën kur kryeministri Rama dhe ministrat e tij kishin nisur një aksion të bujshëm kundër pallateve që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë.

I dyti është koncesioni problematik i traut në rrugën e Kukësit, ku kompania e Kastratit dhe Salillarit jo vetëm që vendosi traun pa i bërë ende një dalje qytetit, por po zbaton edhe një sistem të dyshimtë pagesash. Për tarifën prej 5 eurosh, kompania ka vendosur një kurs të fiksuar këmbimi, duke detyruar qytetarët të paguajnë gjithmonë 660 lekë, pavarësisht rënies së euros në treg.

Barra e rëndë mbi qytetarët

Këto koncesione janë pjesë e një vale të re pagesash që do të rëndojnë më tej mbi qytetarët.

Deri në 2025, numri i rrugëve me pagesë do të arrijë në tre (Milot-Rrëshen, Thumanë-Kashar, Tuneli i Vlorës), me perspektivë për të paktën gjashtë të tilla në vitet në vijim. Të dhënat krahasuese konfirmojnë se Shqipëria tashmë ka tarifat më të larta të pagesës në rajon.

Situata bëhet edhe më e rëndë për xhepat e shqiptarëve kur marrim parasysh se vendi renditet i treti në botë për çmimet e larta të naftës, me një çmim 60% më të lartë se mesatarja globale. Sipas ekspertëve, kjo barrë e dyfishtë e koncesioneve dhe çmimeve të larta të karburantit po rëndon në mënyrë disproporcionale mbi një popullsi që ka të ardhura për frymë vetëm sa 34% e mesatares së BE-së.

Nëse konfirmohen hetimet e pretenduara nga avokati Petraj, pritet të hidhet dritë jo vetëm mbi akuzat ndaj Nokës, por edhe mbi rrjetin e lidhjeve që kanë mundësuar këto koncesione problematike, të cilat po rëndojnë çdo ditë e më shumë xhepat e qytetarëve shqiptarë.

/gazetareforma.com

Etiketa: Çmimi i naftësedmon petrajflamur nokagazment bardhikoncesionetkulla perballe PDkurs kembimipdreformaeditorialRruga e Kombitrruga e Kukesitshefqet kastratiSPAKTrau

Të tjera

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar
Aktualitet

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Në këtë vend, skandalet ndryshojnë emër, por personazhet mbeten të njëjtë. Sot quhet përmbytje, dje quhej mbetje toksike. Por skema...

20:42 08/01/2026
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5...

19:34 08/01/2026
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 2 Nëntor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

20:42 08/01/2026
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

19:34 08/01/2026
Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

16:18 08/01/2026
21 Janari drejt mbylljes, Spartak Braho: Berisha përfundon në burg brenda tremujorit të parë 2026

21 Janari drejt mbylljes, Spartak Braho: Berisha përfundon në burg brenda tremujorit të parë 2026

15:40 08/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.