Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosovë / ZRRE miraton tarifat e reja të energjisë elektrike

10:34 16/04/2025
Reading Time: 1 min lexim
Kosovë / ZRRE miraton tarifat e reja të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar më 16 prill tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj dhe parashikojnë një rritje prej 16.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithëse vendimi është marrë, ZRRE ende nuk ka bërë publike çmimet e reja të kilovatit për konsumatorët familjarë dhe ata të sektorit të biznesit.

Tarifat e energjisë rishikohen çdo vit nga ZRRE, duke hyrë në fuqi më 1 prill dhe duke qenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit pasues. Këtë vit, rritja e çmimit pason miratimin e kërkesave për të hyrat maksimale të lejuara nga tre operatorët kryesorë të sektorit energjetik: KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut), KEDS (Distribuimi) dhe KESCO (Furnizimi).

Këto kompani kanë kërkuar rritjen e tarifave, duke argumentuar se kostot janë rritur si rezultat i nevojës për import të energjisë elektrike.

Aktualisht, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj paguajnë 7.79 centë për kilovat, ndërsa për konsumin mbi këtë nivel, çmimi rritet në 14.45 centë. Gjatë orëve të natës (22:00 – 07:00), çmimi është 3.34 centë për shpenzimet nën 800 kWh dhe 6.81 centë për pjesën mbi këtë kufi.

Miratimi i rritjes së tarifave ka nxitur reagime të shumta. Më 11 prill, në ditën kur u miratuan kërkesat e operatorëve, qytetarë dhe aktivistë protestuan në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë. Kundërshtime ka pasur edhe nga përfaqësues të bizneseve, të cilët paralajmërojnë se ky vendim mund të shkaktojë rritje të përgjithshme të çmimeve në treg./ REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: energjia elektriketarifatZRRE

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Problemet me infertilitetin/ Gjinekologu: Kujdes me infeksionet

Problemet me infertilitetin/ Gjinekologu: Kujdes me infeksionet

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip