Skip to content
Kryesore

Kosova vishet kuqezi, festime për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 

· 1 min lexim

Ditën e sotme ka festë kudo që ka troje shqiptare dhe shqiptarë. 28 Nëntori po festohet edhe në Kosovë, e cila ka organizuar ditë festive atje.

Prishtina por edhe qytete të tjera janë veshur me ngjyrat kuqezi të flamurit për të kremtuar 111-vjetorin e Pavarësisë. Flamuri kuqezi valëvitet në çdo cep e në çdo godinë.

Sot po festohet 111 vite Pavarësi! 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.