Skip to content
Të Gjitha

Kosova raporton uljen e vdekjeve nga koronavirusi dhe më pak raste të reja infektimi

· 2 min lexim

Brenda 24 orëve janë raportuar tetë persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.002 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve 181 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Deri më tani në Kosovë 1.317 persona kanë humur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 50.801.

Masat e reja kufizuese

Më 23 dhjetor 20 hyri në fuqi vendimi me kufizimet e reja të Qeverisë së kosovës në përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në zonën me Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, theksohet në vendimin e qeverisë.

Po ashtu sipas këtij vendimi personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.

/Gazetareforma.com/