Kosova në situatë kritike nga Covid, 1509 viktima dhe mbi 61 mijë raste aktive
Kosova është duke përjetuar një valë të rëndë të virusit. Kanë rezultuar pozitiv rreth 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.
Gjithësej të shëruar janë gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560. Ndërsa në 24 orët e fundit, janë shëruar 207 pacientë.
Sipas Institutit Kombëtar të shëndetiti Publik, masat e marra mund të ndalojnë rritjen e numrit të rasteve, mbingarkesën e siptaleve dhe të parandalojë rritjen e nurmit të vdekjeve.
“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.”, shprehet ISHP.
Ata gjithashtu kërkuan zbatimin me rreptësi të masave ekzistuese dhe shtimit të tyre. Deri qytetarët mund të lëvizin lirisht deri në orën 22:00 të darkës dhe në bare e restorante nuk është me detyrim mbajtja e maskës, por vetëm në grumbullime njerëzish.
“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, theksojnë më tej ata.