Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë, Sveçla: Mund t’i mbajmë deri në një vit

20:24 25/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla tha për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.

Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.

 Radio Evropa e Lirë: Zoti Sveçla, në Kosovë pritet që të vijnë një numër i shtetasve nga Afganistani. A dihet se sa persona do të strehohen në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundwsitw e shtetit tw Kosovws  për t’i strehuar ata.

Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000.

Radio Evropa e Lirë: A dihet se kur përafërsisht do të vijnë ata në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Është çështje e organizimit e të gjithë këtij procesi të evakuimit të shtetasve afganë nga aeroporti i Kabulit për te vendet treta dhe pastaj te ne në Republikën e Kosovës. Është çështje organizative, është një aktivitet jashtëzakonisht i madh logjistik i ushtrisë amerikane, por edhe gjithë aleatëve të tjerë të NATO-s, dhe prandaj nuk kemi një orë, ditë, datë të përcaktuar saktë.

Ne jemi në dispozicion, jemi në kontakt të vazhdueshëm, qoftë me zyrtarët këtu, qoftë me zyrtarët e shtetit amerikan në Amerikë dhe në vendngjarje, por edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të shteteve të tjera.

Radio Evropa e Lirë: Ministër Sveçla, ku do të vendosen të ardhurit. Është thënë se në Qendrën e Studentëve nuk do të vendosen. Ku atëherë?

Xhelal Sveçla: Janë disa lokacione të cilat janë duke u shqyrtuar. Për një arsye apo tjetër, ne jemi duke bërë vlerësimet e nevojshme bashkë me partnerët tanë dhe në momentin e parë kur do të vendoset, do të njoftohet publiku.

Radio Evropa e Lirë: A dihet se për çfarë periudhe kohore ata do të qëndrojnë në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne na është thënë se ky proces nuk do zgjasë në kohë. Megjithatë, sipas ligjit,mbrojtje të përkohëshme  ne mund të ofrojmë deri në një vit.

Radio Evropa e Lirë: Ata persona të cilët do të vijnë, a do të vijnë së bashku me familjet e tyre?

Xhelal Sveçla: Po flasim për të gjithë si numër. Do të vijnë të gjithë ata, të cilët, sipas vlerësimit të aleatëve tanë, janë eksponentë të rrezikuar së bashku familjet e tyre, do të gjejnë strehim edhe në Kosovë si në shumë shtete gjithandej globit.

Radio Evropa e Lirë: Personat që do të vijnë në Kosovë a do t’iu nënshtrohen ndonjë procesi të verifikimit?

Xhelal Sveçla: Patjetër që ata do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit. Janë disa shkallë të verifikimit nëpër të cilat ata do të kalojnë, qoftë nga bashkëpunëtorët tanë, aleatët tanë, qoftë edhe nga shteti i Kosovës. Absolutisht që po, edhe Kosova do të bëjë një verifikim.

Etiketa: Kosovasfganestrehoje

Të lidhura

Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
Kosovë

Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

Kryeministri në detyrë dhe njëherazi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur sot në takimin e thirrur me krerët...

18:29 28/06/2025
Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Bota

Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Beogradi po përgatitet për një tjetër protestë masive këtë të shtunë, e organizuar nga studentët serbë, të cilët po kërkojnë...

18:10 28/06/2025
Para
UNICEF ngre alarmin: 10 milion fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare në Afganistan

UNICEF ngre alarmin: 10 milion fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

18:29 28/06/2025
Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:10 28/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

23-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në Lezhë, çfarë dyshohet

17:59 28/06/2025
Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.