Skip to content
Kryesore

Korrupsion/ SPAK urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për tre zyrtarë të lartë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar për përfshirje në një rast korrupsioni.

Në pranga kanë rënë Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve, si dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore. Sipas hetimeve të deritanishme, ata dyshohen se kanë marrë para nga një qytetare në lidhje me një aksident rrugor.

Ndërsa operacioni i arrestimit është kryer, pritet që SPAK të publikojë detaje zyrtare në lidhje me këtë çështje, e cila ngre sërish alarmin për raste të korrupsionit në institucionet e rendit.