Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korrupsion në universitete! Zbardhet skandali, pedagogu kërkon 150 € në këmbim të notës

21:48 07/01/2020
Reading Time: 4 min lexim

Emisioni “Stop” ka denoncuar këtë të martë korrupsionin në universitet.

Kamera e fshehtë “Stop” tregoi se si një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8.

Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.

Sipas studentes, ky rast është i përsëritur.

Madje ajo thotë se në provim në lëndën “Urgjencë kirurgjikale”  ajo ka bërë shumë më tepër se vlerësimi i marrë, por profesori e vlerësoi me notë ngelëse, që të merrte paratë.

Biseda e studentes me gazetaren

Studentja: Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kirurgjikale”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkuar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë. Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse unë nuk kam mundësi për të paguar këtë provim dhe për të marrë këtë notë kaluese.

Gazetarja: Të gjithë studentëve u kërkohej 150 Euro për të marrë një notë kaluese?

Studentja: Po. Kështu kam dëgjuar që të gjithë studentëve u kërkon 150 Euro për një notë kaluese, pastaj në varësi të notës, normalisht që një vlerë monetare më të lartë. Unë ndihem e pashpresë sepse nuk kam mundësi ta paguaj atë provim, por nuk jam as studente e keqe që të detyrohem të paguaj për një provim. Ndihem shumë e inatosur me sistemin arsimor në Shqipëri dhe mendoj se duhet bërë diçka për këtë gjë.

Fillimisht, studentja kontakton më profesorin për t’u takuar në lidhje me provimin. Pedagogu i thotë se notat janë dërguar tek sekretarja.

Studentja: Alo!

Profesori: Alo!

Studentja: Profesor, si kalove?

Profesori: Mirë!

Studentja: Jam një studente e Masterit Shkencor. Ke mundësi të takohemi në lidhje me atë provimin?

Profesori: Në lidhje me atë provimin…

Studentja: Me atë provimin e kirurgjisë.

Profesori: Tani unë i çova ato, se Margi (sekretarja) i donte urgjent, urgjent. Unë nuk e di, ca ka bërë Margi, nëse ajo nuk i ka hedh në sistem… Në qoftë se ajo i ka çuar për firmë te Dekani pastaj…

Studentja: Po gjithsesi takohemi njëherë dhe flasim!

Profesori: Po takohemi, kur të duash. Unë jam te fakulteti tani, se kam mësim deri në 10 e gjysmë.

Studentja: Në rregull! Në orën 10 e gjysmë të të telefonoj përsëri, që ta lëmë, për t’u takuar?

Profesori: Po! Ok! Flasim.

Studentja: Në rregull! Faleminderit!

Emisioni “Stop” ka publikuar pasqyrimin në sistem ku rezulton se është hedhur më 6 Nëntor nota 4.

Pas kësaj, studentja takohet me pedagogun, ku i jep 150 Euro për notën.

Edhe në bashkëbisedimin me studenten, ai i tregon asaj që vështirësia më e madhe qëndron për të ndryshuar notën në sistem.

Biseda me pedagogun

Studentja: Si ke qenë ti profesor?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mirë mo, mirë! Si shpirt! Mund të jetë ndonjë rrufë, ndonjë gjë.

Pedagogu Besnik Faskaj: Tani unë po bëj këtë: Unë fola çikë me Margin (sekretaren) dje dhe i thashë kështu, kështu, kështu, kështu… Asnjëra nga këto i thashë, që thua ti, nuk ka probleme me atë… me bursën. Ata mbi 6, që the ti në vit të parë, marrin bursë, apo nuk është për Masterin kjo?

Studentja: Jo, nuk është për Masterin.

Pedagogu Besnik Faskaj: Është vetëm për Bachelorin. Dhe i thashë këto nuk kanë probleme kështu. “Jo, se unë do dorëzoj aneksin.” Mirë, mirë, i thashë unë. Gjithë ideja është, që të bëjmë ato ndryshimet…

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).

Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.

Studentja: Jemi në rregull bashkë?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.

Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!

Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!

Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.

Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!

Studentja: Mirupafshim!

Pedagogu Besnik Faskaj: Mirupafshim!

 

Etiketa: 150 euro ne kembim te noteskorrupsion ne universitet

Të lidhura

Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Bota

Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Beogradi po përgatitet për një tjetër protestë masive këtë të shtunë, e organizuar nga studentët serbë, të cilët po kërkojnë...

18:10 28/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

23-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në Lezhë, çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Lezhë, ku një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur...

17:59 28/06/2025
Para

Makina përplas këmbësorin, po kalonte rrugën në aksin Elbasan-Cërrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Sërish protesta në Beograd, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:10 28/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

23-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në Lezhë, çfarë dyshohet

17:59 28/06/2025
Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.