Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi i merr jetën infermieres 50-vjeçare dhe mjekut 64-vjeçar

· 1 min lexim

Dita e sotme ka qenë një ditë e zezë në Shqipëri sa i përket viktimave që lidhen me Covid-19. Në 24 orët e fundit u regjistruan 7 viktima, ku midis tyre ishte edhe një mjek 64-vjeçar nga Lushnja si dhe një infermiere 50-vjeçare nga Elbasani

Njoftimin për ndarjen e tyre nga jeta e dha ministria e Shëndetësisë.

Infermieria bëhet me dije se është 50-vjeçarja Majlinda Sulkuqi, e cila punonte në martenitetin e Elbasanit, teksa emri i mjekut nuk bëhet i ditur.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, bën me dije ministria.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                          284

Të shëruar ne 24 orë                                      103

Të shtruar në spitale                                       285

Humbje jete në 24 orë                                  7

Testime ditore                                                  1278

Testime totale              119,607

Raste pozitive                       19,729

Raste të shëruara               10,808

Raste Aktive                            8,434

Humbje jete                            487

/GazetaReforma.com/