Skip to content
Kronikë

Korçë, drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin

· 1 min lexim

Vetëm pak minuta më parë drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e motocikletës dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një motomjet delivery. Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.