Skip to content
Të Gjitha

Korçë/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë, dyshohet se e mbyti djali

· 1 min lexim

Mesditën e sotme një grua është gjetur e pajetë në Korçë.

Sipas të dhënave të para, 80-vjeçarja Sanie Demollari është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë.

Dyshimet kanë rënë mbi djalin e viktimës, 50-vjeçarin Ylli Demollari. Ky i fundit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po mbledh dëshmi për të zbuluar çfarë ka ndodhur.

Ngjarja ka tronditur fqinjët e familjes dhe banorët e tjerë të cilët i njihnin prej vitesh dhe nuk kishin hasur ndonjë problem mes të moshuarës dhe djalit të saj.