Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontrolle të rrepta për shitjen e fishekzjarrëve dhe kapsollave, procedohen 4 tregtarë

10:00 16/12/2019
Reading Time: 3 min lexim

Policia ka shtuar kontrollet për zbatimin e rregullave për përdorimin e materialeve piroteknike si kapsolla dhe fishekzjarre në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 4 shtetas, të cilët tregonin kapsolla zeus, të cilat janë tepër të rrezikshme dhe fishekzjarre.

Sipas policisë, vetëm javën e fundit janë kontrolluar 334 subjekte.

Të gjithë policët dhe inspektorët janë urdhëruar që të dokumentojnë rastet e konstatuara dhe të bllokojnë materialet piroteknike.

Policia ka njoftuar gjithashtu qytetarët, që të denoncojnë çdo rast të tregtimit të fishekzjarrëve dhe kaspollave, duke garantuar ruajtje të anonimatit.

Njoftimi i policisë

Shtohen masat për parandalimin e  hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara  konsistojnë  në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar  në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, Urdhrit të përbashkët të  MB, MM dhe MFE,   “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin  civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” , si dhe në Telegramin e  DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolle të pandërprera , muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A,është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin  jane  kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Duke qene se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri 2020, me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore , për parandalimin  e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme  në prag  të festave të fundvitit , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në:

Ushtrimin e  kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit  të subjekteve  të licencuar  dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse  tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar” Kontrollin për magazinimin dhe  tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen  dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  të personave  që shkelin rregullat  e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast  të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre. Strukturat vendore të Policisë  të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta  me Shërbimin  e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Etiketa: fishekzjarrëkapsolle

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Paketa “Anti-shpifje”, 37 organizata ndërkombëtare thirrje qeverisë shqiptare që të tërhiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.