Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit

12:54 29/04/2026
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke ushtruar një valë të re kontrollesh në banesa dhe biznese të lidhura me familjarë dhe bashkëpunëtorë të saj, ndërsa janë sekuestruar celularë dhe dokumente me rëndësi për hetimin.

Sipas burimeve për Report Tv, me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela janë miratuar të paktën 15 kontrolle, të cilat përfshijnë edhe persona të afërt të ish-numrit 2 të qeverisë. Në fokus të kontrolleve ka qenë edhe banesa e Mired Recit, djali i tezes së Belinda Ballukut, si dhe persona të tjerë të lidhur me të, në kuadër të verifikimeve që po kryhen edhe për pasuritë.

Mired Reci rezulton ortak me 50% në shoqërinë “XL Market”, aktualisht me status të pezulluar në QKB, ndërsa 50% tjetër zotërohet nga Meland Qirko, kunati i Ballukut. Të dy rezultojnë bashkëpronarë edhe në një tjetër shoqëri, “Hippo Tregu Elektrik”, e cila gjithashtu figuron me status të pezulluar.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar celularë dhe dokumente që konsiderohen me vlerë për hetimin, ndërsa prokurorët e posaçëm kanë nisur edhe kërkesa për informacion jashtë vendit përmes letërporosive.

Hetimet për këtë dosje kanë përfshirë disa aksione kontrolli edhe në muajt e fundit. Në janar dhe në dhjetor, SPAK ka ushtruar kontrolle në kompani ndërtimi dhe institucione në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, që drejtohej nga Balluku, lidhur me tenderë rrugësh me vlerë miliona euro.

Më 26 dhjetor janë kontrolluar kompani të mëdha ndërtimi, përfshirë “Gener 2” të biznesmenit Bashkim Ulaj, fituese e tenderit për rrugën Thumanë–Kashar, si dhe “Nova Construction – 2012” shpk në pronësi të Ilir Shtufit, një nga operatorët që fitoi Lotin 4 të Unazës së Madhe, procedurë që po hetohet nga SPAK.

Në vijim të hetimeve, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Viola Haxhiademit, drejtoreshës së KESH-it, e cila deri pak javë më parë mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës. Po ashtu, kontrolle janë kryer edhe ndaj drejtoreshës së kabinetit në këtë ministri, Sindi Dushku, si dhe në banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Dy javë më pas, aksioni është shtrirë edhe në kompani të tjera që kanë fituar tenderë të Unazës së Madhe, mes tyre “Alko Impex” e Arbër Abazit dhe “2T” e Artan Sakos, fituese të Lotit 7, “GPG” e Paqsor Buzit dhe “Senka” e Ylli Senkës, fituese të Lotit 5, “Albstar” për Lotin 3, si dhe “Salillari” e Pëllumb Salillarit për Lotin 1. Kontrollet janë zhvilluar në Tiranë, Fier dhe Lushnjë.

Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Ajo po hetohet gjithashtu edhe për procedura të tjera infrastrukturore, përfshirë projektin rrugor Kashar–Thumanë.

Të tjera

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit kushtetues....

13:34 29/04/2026
Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin
Aktualitet

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

Është firmosur këtë të mërkurë marrëveshja mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë shqiptare KAYO për ndërtimin e anijeve në Pashaliman,...

12:29 29/04/2026
Para
Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

13:34 29/04/2026
Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit

Kontrolle te familjarët e Ballukut dhe bizneset e lidhura, SPAK sekuestron prova dhe kërkon informacion jashtë vendit

12:54 29/04/2026
Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

12:29 29/04/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.