Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontrolle intensive nga Dhërmiu në Koman, bllokohen 11 mjete lundruese, gjobiten pronarët

12:37 25/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

Teksa ka filluar sezoni turistik, ka vijuar kontrolli intensiv i Policisë nga Dhërmiu në Liqenin e Komanit. Mësohet se janë bllokuar 11 mjete lundruese përfshirë këtu 4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale, pasi u konstatuan në paligjshmëri.

Sakaq, drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj.
Njoftimi i Policisë:
Monitorim intensiv i hapësirës detare, nga toka dhe deti, për të garantuar sigurinë e pushuesve.
-Nga Dhërmiu në liqenin e Komanit, bllokohen 11 mjete lundruese (4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale), pasi u konstatuan në paligjshmëri. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj.
-Në Durrës, kapiteni i një motopeshkarexhe libiane, u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj.
Monitorimi intensiv i hapësirës detare dhe kontrolli i mjeteve lundurese, vijojnë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar monitorimin e zonave ku lëvizin mjetet lundruese, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për drejtimin e tyre.
Në Dhërmi, në Durrës dhe në Shëngjin shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski që lundronin në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative nga 100 000 lekë të rinj secili. Në Palasë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 1 tjetër mjet lundrues Jet Ski, pasi pronari i këtij mjeti, e ushtronte aktivitetin e dhënies me qira të mjeteve lundruese, pa u registruar në organet kompetente.
Gjithashtu në Dhërmi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj pronarin e një mjeti lundures skaf, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës për të dalë në det. Ndërkaq, në Radhimë, Vlorë, këto shërbime kanë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, pronarin një mjeti lundrues gomone, pasi ishte bregëzuar në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit kanë ndëshkuar me masë administrative 300 000 lekë të rinj, kapitenin e një motopeshkarexhe libiane, pasi u largua nga porti, pa lajmëruar kapitenerinë detare.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, kanë vijuar kontrollet në liqenin e Komanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve dhe turistëve, që përdorin mjete lundruese për turizëm ditor.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 5 varka artizanale dhe kanë ndëshkuar administratorët e tyre, me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj secili.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë në qarqe, do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe në atë lumore, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese, përcaktimin e sigurisë së këtyre mjeteve lundruese që përdoren nga qytetarët dhe nga turistët, për turizëm ditor, si dhe për zbatimin e rregullave të lundrimit, nga përdoruesit e këtyre mjeteve.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që për çdo rast paligjshmërie që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.

Të tjera

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë
Kryesore

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Një vendim i paprecedentë ka tronditur botën e sportit shqiptar. Federata Shqiptare e Volejbollit ka pezulluar përkohësisht volejbollisten braziliane të...

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas
Kryesore

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Natën mes së shtunës, 25 tetor, dhe së dielës, 26 tetor 2025, në orën 03:00, akrepat e orës do të...

14:02 25/10/2025
Para
Tentoi të ndërtonte pa leje në vijën bregdetare, e pëson 46-vjeçari në Radhimë

Tentoi të ndërtonte pa leje në vijën bregdetare, e pëson 46-vjeçari në Radhimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

14:02 25/10/2025
Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

13:51 25/10/2025
Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

16:32 24/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.