Skip to content
Kosovë

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

· 1 min lexim

Partitë politike përfunduan këtë të mërkurë konsultimet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se preferojnë datën 5 tetor, duke theksuar se zgjedhjet duhet të mbahen sa më herët.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i hapur ndaj datave të propozuara, por theksoi preferencën për 12 ose 19 tetor.

Presidenca e Kosovës njoftoi se konsultimet me subjektet politike janë përmbyllur dhe vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve do të merret në ditët në vijim.

Në reagimin zyrtar thuhet: “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Gjatë takimit, ajo ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e tyre dhe, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, do ta përcaktojë së shpejti datën për mbajtjen e zgjedhjeve.”