Skip to content
Aktualitet

Konfliktohen dy të rinj në Shkodër, plagoset me thikë 19-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti. Një 50-vjeçar ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri. Është mësuar identiteti i personit që mbeti i vrarë mesditën e sotme në Kavajë.

Sipas “FaxWeb.al”,  ai është identifikuar si Ramazan Hasalliu, rreth 50-vjeç, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me dy grupet kriminale që janë përplasur mes tyre.

Pas ngjarjes së Kavajës në mesditë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Dy të rinj janë konfliktuar me mjete të ftohta për motive ende të paditura. Për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë 19-vjeçari Igli Pallosha.

I riu ndodhet në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije.