Një shofer kamioni është plagosur me thikë në pikën kufitare të Kapshticës pas një konflikti me një tjetër shofer. Konflikti ndodhi rreth radhës për skanimin e mjeteve. Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka marrë thikën si provë. I plagosuri u dërgua në spital për mjekim. Dy shoferët, të dy banues në Tiranë, kanë pasur një përplasje të menjëhershme për motive të vogla. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur detajet e ngjarjes.
Urdhërvrasja 5 milionë euro për kokën e Gilmando Danit: dalin detaje të reja nga atentati në Rinas
Detaje të reja janë zbuluar për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u qëllua me breshëri armësh ndaj makinës...








