Skip to content
Kronikë

Konflikt i dhunshëm në Vorë, një person plagoset me armë zjarri

· 1 min lexim

Në Marikaj të Vorës një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa raportohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë shpërthyer pas një përplasjeje dhe debati lidhur me pjesët e këmbimit të makinave. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit dhe po punon për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje.