Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesioni për Aeroportin e Rinasit, Balluku flet për rishikim të kontratës në favor të Kastratit!

22:12 29/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë konferencës së fundvitit për mediat, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli edhe për koncesionin për Aeroportin e Rinasit.

Balluku u shpreh para gazetarëve se është njohur nga mediat lidhur me transaksionin për shitjen e aksioneve të aeroportit të Rinasit. Ministrja u shpreh se zyrtarizimi i tij është një lajm i mirë.

Ndër të tjera Balluku tha se ndërrimi i pronareve dhe sidomos fakti që aksioneri i ri është tashmë një kompani shqiptare, do t’i japë mundësi qeverisë që të rishikojë disa prej kushteve të kontratës.

Sipas marrëveshjes së bërë me qeverinë shqiptare, koncesioni i Rinasit e ka afatin deri në mes të vitit 2029 dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, i cili menaxhon koncesionin.

Transaksioni është regjistruar edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si dhe kontrata e blerjes së koncesionit të Aeroportit të Rinasit nga Grupi “Kastrati” është dorëzuar tek Autoriteti i Konkurrencës për të marrë vulën përfundimtare.

Kontrata e shitjes mban datën 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor 2020. Sipas kontratës, grupi Kastrati do të paguajë 71 milionë euro përmes dy pagesave.

Ndërkohë që ndërkombëtarët kanë kritikuar qeverinë shqiptare në lidhje me PPP-të korruptive apo të dyshimta, një nga sektorët kyç për kontratat e koncesionarëve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, vazhdon të promovojë projektet me koncesione, ndërsa që vendi për shkak edhe të krizës nga pandemia, ka nevojë për mbështetje në sektorë të tjerë më jetikë.

Afati i koncesionit

Në prill 2016, u bë amendimi i kontratës së koncesionit që caktonte zgjatjen e afatit në këmbim të heqjes dorë pjesërisht nga ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare. “Tirana Interniational Airport”, kishte një kontratë 25 vjeçare për menaxhimin e Aeroportit të Rinasit, funksionale që nga viti 2004.

Sipas marrëveshjes së arritur hapja e aeroportit të Kukësit do t’i shtonte 2 vite kontratës koncesionare së TIA, ndërsa në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, mbi 100 km larg në vijë ajrore, si Vlora ose Saranda, afati i koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve.

Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të ekskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me 0.5 vite për çdo vit të operimit, nëse një aeroport tjetër fillon deri në vitin 2024 dhe maksimalisht 4.5 vite.

Pra, duke marrë për bazë hipotezën se aeroporti i Vlorës do të nisë të funksionojë për dy vjet, koncesionit të Rinasit i zgjaten automatikisht edhe 1.5 vjet afat. E thënë ndryshe koncesioni e ka afatin deri në mes të vitit 2029.

Menaxhmenti i Aeroportit të Rinasit

Emërimi i menaxherit të lartë të aeroportit do të ndodhë me shumë gjasa pasi shumicën e aksioneve t’i blejë Grupi “Kastrati”.  Të dyja kompanitë nuk e përgënjeshtruan sot lajmin e përhapur në media se janë në bisedime për të blerë pjesë të kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Çmimi i shitjes së kuotave te kompania kineze ishte 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare.

Në 2019-n, Kastrati kaloi si grupi më i madh dhe për fitimet. Kompanitë kryesore të grupit “Kastrati group” (tregtim me shumicë i naftës), “Kastrati shpk” (tregtim me pakicë i naftës), “Alb-Siguracion” (sigurime) dhe Autostar Albania (tregtim dhe shërbime ndaj automjeteve) raportuan në total, një fitim prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln euro), me rritje prej 12% me bazë vjetore. Grupi Kastrati zotëron dhe 50% të aksioneve Albanian Highëay Concession, që menaxhon koncesionin e rrugës së Kombit.

Koncesioni i aeroportit të Rinasit, do të zgjasë të paktën deri në vitin 2027.

Kujtojmëe se Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë./Gazetareforma.com/

 

Etiketa: aeroporti i RinasitBelinda BallukuDrejtimi i AeroportitKastrati GroupRishikimi i Kontrates

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta artistja e mirënjohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.