Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesioni në ikje i markimit të karburanteve me normë fitimi 39% në 2022

09:20 08/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa SPAK ka vënë masën e sekuestros mbi kompanitë e koncesioneve të incenetarorëve pasi zbuloi skema të mëdha të mashtrimit dhe abuzimit me fondet publike, të tjera koncesione gërryejnë taksat e shqiptarëve dhe fondet buxhetore që janë burimi kryesor i financimit të tyre. Kompanitë që administrojnë koncesionet po realizojnë norma fitimi jashtë logjikës së tregut dhe normës së përgjithshme të fitimeve që realizohet në vendin tonë.

Shoqëria koncensionare për shërbimin e markimit të karburanteve GFI Albania arriti një normë fitimi 39 % vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i dorëzuar në Qendrën  Kombëtare të Biznesit.

Të ardhurat e kompanisë në vitin 2022 ishin 430,3 milionë lekë, ndërsa fitimi para taksave arriti në 171 milionë lekë, një shumë sa 39 % e të ardhurave. GFI Albania, e cila markon dhe monitoron karburantet i merr të ardhurat nëpërmjet tarifave të transferuara tashmë në çmimin e naftës, të cilat paguhen nga konsumatorët.

Grosistët e hidrokarbureve kanë përllogaritur se vetëm te nafta, konsumatorët paguajnë 2 lekë për litër ose rreth 15 milionë euro në vit që shkojnë të ardhura për koncesionet e skanimit dhe markimit të karburanteve.

Sakaq Operatorët e karburanteve vijojnë të paguajnë tarifën e koncesionit të markimit të naftës, pavarësisht se afati për mbylljen e kontratës pritej data 1 gusht 2023.

Importuesit e naftës pohojnë se në rast se nuk paguajnë tarifën e markimit nuk iu mundësohet zhdoganimi i karburanteve.

“Nuk ka një autoritet që të ndjekë se si zbatohet kontrata dhe kjo është akoma më skandal se vetë kontrata”, pohuan drejtues të Shoqatës së Hidrokarbureve.

Shoqata e Hidrokarbureve deklaroi edhe më herët se operatorët e naftës po paguajnë prej muajsh tarifën e koncesionit të markimit në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tyre kontrata ka përfunduar më 26 shkurt 2023 referuar anekseve të saj.

Që kur ka nisu konscensioni janë paguar më shumë se 30 milionë euro tarifa dhe tashmë kur kontrata ka përfunduar qeveria nuk e ka sqaruar pozicionin përfundimtar të vijimësi.

Koncensioni i markimit kishte për qëllimin gjurmimin e tregtisë së karburanteve me qëllim uljen e kontrabandës dhe evazionit. Mirëpo edhe tani që afati i kontratës ka përfunduar qeveria dhe as kompania koncensionare nuk e kanë një raport për ndikimin e koncensionit në këtë drejtim. Nuk ka asnjë analize kosto-përfitim të aktivitetit, teksa është e sigurt se shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre më shumë se 30 milionë euro për markimin./monitor/

Të tjera

Studimi: Marihuana dyfishon rrezikun e vdekjes nga zemra
Kryesore

Studimi: Marihuana dyfishon rrezikun e vdekjes nga zemra

Shpesh është paraqitur si “natyrale”, si një lloj ilaçi që qetëson mendjen dhe trupin. Por shkenca sapo ka dhënë një...

21:28 26/08/2025
“U pendova, por ishte vonë. Zbulova se kishte lidhje me një burrë tjetër” – dëshmia tronditëse e Pandeli Nakolecit në gjykatë, pasi vrau gruan
Aktualitet

“U pendova, por ishte vonë. Zbulova se kishte lidhje me një burrë tjetër” – dëshmia tronditëse e Pandeli Nakolecit në gjykatë, pasi vrau gruan

Në Gjykatën e Volosit është publikuar dëshmia e plotë e 40-vjeçarit shqiptar, Pandeli Nakoleci, i cili akuzohet për vrasjen e...

16:00 26/08/2025
Para

Industria po e frenon ekonominë gjermane, çfarë po ndodh me shumë kompani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Studimi: Marihuana dyfishon rrezikun e vdekjes nga zemra

Studimi: Marihuana dyfishon rrezikun e vdekjes nga zemra

21:28 26/08/2025
“U pendova, por ishte vonë. Zbulova se kishte lidhje me një burrë tjetër” – dëshmia tronditëse e Pandeli Nakolecit në gjykatë, pasi vrau gruan

“U pendova, por ishte vonë. Zbulova se kishte lidhje me një burrë tjetër” – dëshmia tronditëse e Pandeli Nakolecit në gjykatë, pasi vrau gruan

16:00 26/08/2025
Raporti: Shqipëria me mbështetjen sociale më të ulët në rajon, vetëm 70 euro në muaj

Raporti: Shqipëria me mbështetjen sociale më të ulët në rajon, vetëm 70 euro në muaj

15:11 26/08/2025
Abdixhiku kundër zgjedhjes së Bashës: “Një fitore e injorancës”

Abdixhiku kundër zgjedhjes së Bashës: “Një fitore e injorancës”

15:07 26/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.