Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kompanitë celulare i kanë bërë ‘baltë’ abuzimet me klientët, AKEP-i kujtohet pas një viti të përcaktojë procedurat

13:16 05/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është kujtuar vetëm pas një viti që të shqyrtojë ankesat e shumta të konsumatorëve, në lidhje me kompanitë celulare, të cilat i kanë bërë “baltë” abuzimet e ndryshme.

AKEP-i, i drejtuar nga Tomi Frashëri, një mik i kryeministrit Rama, deri tani ka qëndruar në heshtje përballë ankesave të shumta mbi abuzimet, që jo vetëm konsumatorët por edhe mediat i kanë bërë publike gjatë gjithë këtij viti.

Fillimisht kompania “Vodafone-Albania” por më pas edhe dy të tjerat “AlbTelecom” dhe “T-Mobile” aktualisht “One”, që të gjitha janë përmendur nga mediat pas ankesave të konsumatorëve, se ato kryenin abuzime të shumta me tarifat, ofertat dhe shërbimin e internetit.

Pikërisht për këtë, ndryshimi i tarifave nga ana e kompanive celulare në të shkuarën jo në pak raste, është bërë shkak për pakënaqësi mes pajtimtarëve, që kanë argumentuar se nuk janë njoftuar, ndërkohë që jo në pak raste ka ndërhyrë edhe Autoriteti i Konkurrencës.

Por Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur të qartësojë procedurën hap pas hapi, si pjesë e rregullores për mbrojtjen e konsumatorit, duke u ndalur edhe tek ndryshimi i tarifave.

Platforma e AKEP-it

Në draftin e nxjerrë për konsultim thuhet se, sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi tarifat e shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre me arsyetimet mbështetëse, jo më vonë se 15 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve të tyre.

“Ky informacion duhet të dërgohet në rrugë elektronike dhe/ose shkresore. Forma e dërgimit të të dhënave në rrugë elektronike do të jetë e disponueshme edhe në faqen e internetit të AKEP. AKEP-i publikon vlerësimin e përgjithshëm krahasues të tarifave aktuale sipas përcaktimeve të nenit 12 te kësaj rregulloreje”,- thuhet në dokumentin e AKEP.

I njëjti nënvizon se, sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike të njoftojnë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se 7 ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet jo më pak se 3 ditë rresht.

Po kështu sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit, kushtet e përgjithshme të kontratave tip dhe t’ia paraqesin ato AKEP-it për vlerësim, të paktën, 15 ditë para publikimit sipas nenit 98 pika 5 të Ligjit 9918/2008.

Lidhur me modifikimet e kontratave rregullorja përcakton se, sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të njoftojnë për jo më pak se 30 ditë përpara

“Sipërmarrësit, të cilëve AKEP u ka vendosur detyrime të veçanta për tarifat me pakicë, duhet të aplikojnë afatet dhe rregullat e përcaktuara nga AKEP në mënyrë specifike. Përcaktimet e mësipërme janë të detyrueshme për t’u zbatuar për të gjitha paketat e shërbimeve, me parapagesë ose me paspagesë, paketa standarde, oferta, etj”,- vlerëson draft rregullorja.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: AKEPcelularekompaniprocedura

Të tjera

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”
Aktualitet

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”

Muzetë e Durrësit janë rihapur pas viteve të mbylljes nga tërmeti i nëntorit 2019, por dy institucionet kryesore të trashëgimisë...

11:05 02/05/2026
39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë
Aktualitet

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

Të dhënat e fundit të Komisionit Europian nxjerrin Shqipërinë në krye të hartës më problematike të punës në Europë: 39%...

15:55 01/05/2026
Para

Hije dyshimi për koncesionin Milot-Fier? Belinda Balluku e justifikon me ‘pandeminë’ shtyrjen më 28 tetor për dorëzimin e ofertave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”

11:05 02/05/2026
39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

15:55 01/05/2026
Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

13:13 30/04/2026
Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

12:47 30/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.