Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Komisionet hetimore pa vendime, por vazhdojnë grabisin xhepat e qytetarëve

19:30 24/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi vijon të prodhojë tituj lajmesh dhe spektakël, por ende nuk i afrohet qëllimit për të cilin u krijua. Ky komision në fakt, të rikthen pas në kohë, kur një tjetër komision u ngrit enkas, atëherë për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”. Në fakt, për ata që nuk e rikujtojnë, ai komision nuk arriti dot të dilte me një raport të përbashkët sa i përket të dhënave të sistemit ‘TIMS’, me votat e pozitës dhe opozitës që nuk u bënë bashkë. Gjithsesi aktorët e atij komisioni, “ia dolën” për të arritur në një pikë të përbashkët, e cila duhet theksuar se ishte shumë e rëndësishme për vet ata.

Ata i dhanë vetes një rrogë shpërblim, për shkak të lodhjes së madhe dhe orëve të stërgjatura të punës, për të hetuar atë se çfarë ndodhi me të dhënat e ‘TIMS’, por që në fund, askush nga qytetarët nuk mori një përgjigje, se çfarë ndodhi realisht me këto të dhëna. Në fakt, e njëjta histori duket se po përsëritet edhe me komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Zgjatja e mandatit të këtij komisioni duket se u shërbeu palëve për të vazhduar me retorikën politike, pa arritur asnjë përfundim të qenësishëm, ndërkohë që edhe anëtarët e këtij komisioni, ku i dihet, ndoshta nga ‘lodhja’ e madhe, mund t’i dhurojnë vetes një rrogë shpërblim, ose më mirë akoma, dy të tilla, për të kaluar edhe kolegët e tyre të komisionit hetimor të ‘TIMS’.

Gjithsesi ajo që i intereson qytetarëve, më shumë se sa retorikat politike, apo zgjatja e mandatit të këtij komisioni, është hedhja dritë mbi korrupsionin në koncesionet e sterilizimit dhe të check-up-it, që deri tani pak janë zbardhur. Askush nuk arrin të kuptojë pse duhet spektakël që një ish-zëvendësministër, me pranga në duar, të vijë të dëshmojë për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe është në gjykim. Po aq të pakuptimta janë edhe dëshmitë e mjekëve, të cilët, të papërgatitur për shfaqje politike, nuk janë në vendin e duhur për të treguar të vërtetën përpara deputetëve që konfliktohen me njëri-tjetrin.

Në kohën kur shëndetësia shqiptare po kalon një periudhë të vështirë, të trashëguar dhe të përkeqësuar, në vend që të diskutohen planet për përmirësimin e situatës, debati politik mbivendoset mbi rëndësinë e jetës së shqiptarëve. Vlen të kujtohet se komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi, në mënyrë selektive, vendosi të hetojë vetëm për dy koncesione: atë të sterilizimit dhe check-up-it, duke amnistuar dy të tjera, atë të dializës dhe laboratorëve. Për këto të fundit po heton SPAK, por politika hesht, edhe pse dëmi është i njëjtë me dy të parët. Sytë për momentin janë nga Komisioni hetimor mbi koncesionet, të presim dhe të zbulojmë spektaklin e radhës…

Etiketa: hetimiKomisonet hetimorekostoqytetaretreformaeditorialshëndetësiasterilizimi

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

Një 44-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 31-vjeçar, të cilin e ka mbajtur me forcë...

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit
Aktualitet

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

KAS ka pranuar me shumicë votash ankesën e Partisë Socialiste, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për...

15:29 13/05/2025
Para
Konflikt mes disa personave në Vorë, policia zbardh dinamikën

Konflikt mes disa personave në Vorë, policia zbardh dinamikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.