Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë mes masave të rrepta sigurie, ndryshon hoteli dhe bllokohen rrugë shtesë

14:40 06/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë mes masave të rrepta sigurie, ndryshon hoteli dhe bllokohen rrugë shtesë

Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Shqipërisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Arenën Kombëtare”. Që nga momenti i mbërritjes në Rinas, përfaqësuesja serbe është shoqëruar nga Policia e Shtetit nën masa të shtuara sigurie.

Fillimisht ishte planifikuar që ekipi serb të akomodohej pranë stadiumit, por në momentet e fundit është ndryshuar destinacioni dhe ata janë vendosur në një hotel tjetër në Tiranë. Ky ndryshim ka detyruar autoritetet të rishikojnë edhe planin e sigurisë, duke përfshirë bllokimin e disa rrugëve shtesë.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bën të ditur se:

“Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do të ketë kufizime të pjesshme deri në 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen”.

Policia shton se është angazhuar maksimalisht për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e incidenteve, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve:

“Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses për sa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren”.

Gjithashtu, autoritetet paralajmërojnë për ndëshkime të rrepta ndaj çdo sjelljeje që cënon rendin dhe sigurinë publike:

“Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”, theksohet në komunikatën zyrtare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Del fotoja e autorit të dyshuar

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Del fotoja e autorit të dyshuar

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip