Skip to content
Të Gjitha

Kombëtarja miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, ja kur do të mbahet takimi

· 1 min lexim

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka bërë me dije se miqësorja e planifikuar me Gjibraltarin, do të  anulohet dhe në vend të saj, kombëtarja do të luajë miqësoren me përfaqësuesen e Kosovës.

Miqësorja me Gjibraltarin u anulua për shkak të pandemisë dhe për shkak se i gjithë territori spanjoll është futur në karantinë.

Ndërkohë mësohet se miqësorja me Kosovën do të luhet më 11 nëntor në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Kosovës u pranua zyrtarisht në UEFA në maj të vitit 2016-të.

Kosova ka bërë disa ndeshje miqësore me Shqipërinë, ndeshje edhe jozyrtare por edhe pas futjes zyrtare në UEFA./GazetaReforma.com/