Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KLSH i paditi, vartësit e Manastirliut manipuluan konçensionin

20:48 26/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi të mërkurën se ka dërguar për ndjekje penale tetë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerë nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO, për shkeljet e dyshuara ligjore në dhënien e kontratës së partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik si dhe me një tender gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartpërmendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë,” thuhet në njoftimin e KLSH.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium. Ky shërbim pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro në dhjetë vitet e ardhme dhe po operohet nga kompania koncesionare “Laboratory Network”.

Shkeljet në dhënien e kontratës PPP të laboratorëve janë pjesë e raportit të KLSH-së për buxhetin e vitit 2020. Sipas KLSH, komisioni i dhënies së koncesionit/ PPP ka refuzuar të marrë në konsideratë kundërshtimin e konsulentit IFC ndaj kualifikimit të konsorciumit që u shpall fitues.

IFC është akronimi i Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, pjesë e Bankës Botërore. Sipas auditimit, IFC rekomandoi skualifikimin e konsorciumit fitues, nisur nga dyshimet se njëri prej operatorëve ekonomikë ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa njëri prej operatorëve nuk ka përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të tij. Sipas KLSH-së, në raportin përmbledhës të hartuar nga Komisioni i dhënies së Koncesionit nuk janë paraqitur kundërshtimet e IFC-së  dhe nuk janë kryer hetimet e arsyeshme në përputhje me Dokumentet e Procedurës Konkurruese të miratuara. KLSH del në përfundimin se komisioni “duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve të mësipërm”.

Përveç kontratës së shërbimit laboratorik, KLSH ka gjetur shkelje edhe në një tender për blerjen e respiratorëve gjatë emergjencës së shkaktuar nga COVID-19. Lidhur me këtë tender, janë kallëzuar në SPAK tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. KLSH ka konstatuar se ka pasur furnizim të vonuar ose mungesë furnizimi me respiratorë.

“Në përfundim u siguruan vetëm 5 respiratorë, nga 54 që ishte planifikuar nevoja për përballimin e situatës Covid, duke rrezikuar kështu shëndetin publik,” thuhet në raport.

Nga auditimi i fondeve të caktuara për përballimin e COVID-19, KLSH thotë në raportin përmbledhës për buxhetin e shtetit 2020 se ka pasur mungesë të konsistencës së kodeve të projekteve të dedikuara për përballimin e situatës, duke e bërë gjurmimin e realizimit të tyre të vështirë ose thuajse të pamundur.

Sipas auditimit, në këto fonde janë përfshirë edhe shpenzime operative për pagesën e energjisë, internetit, dietave e deri te lavanteria si dhe janë zbuluar raste të ndryshimit të destinacionit të fondeve në shumën 16.7 milion lekë./ Reporter.al

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Kërcënuan 60-vjeçarin në Shkodër, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

Kërcënuan 60-vjeçarin në Shkodër, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.