Skip to content
Të Gjitha

KLP vazhdon me drejtuesit e përkohshëm të Arta Markut (Lista)

· 2 min lexim

KLP vonon emërimin e drejtuesve të prokurorive dhe komandon prokurorë të përkohshëm në këto pozicione. Ky veprim i ka lënë prokuroritë në rrethe në një gjendje destabiliteti, ku drejtuesit tolerojnë hetimet e paplota dhe ulin kontrollin mbi vartësit. Janë 14 prokurori nga 23, që drejtohen me drejtues të përkohshëm. Po ashtu janë edhe 4 prokurori të Apelit, nga 6 në të gjithë vendin, që kanë në krye drejtues të përkohshëm.

Në përfundim të mbledhjes së datës 15 Tetor 2020, KLP njoftoi se “projektvendimi ‘Për shpalljen e vendeve vakante për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë’, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit”.

Që nga dhjetor 2018, kur u krijua Këshilli i Lartë i Prokurorisë, drejtuesit e prokurorive ishin caktuar nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Nga ajo kohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, struktura përgjegjëse për karrierën e prokurorëve, ende vazhdon aktivitetin me të njëjtën strukturë të përkohshme. KLP justifikohet me procesin e Vetingut, por tashmë ky proces nuk është pengesë.

Të komanduarit

Prokuroria e Tiranës, ​Drejtuese Elisabeta Imeraj

Prokuroria e Durrës, Drejtuese Anita Jella

Prokuroria e Elbasanit, Drejtues Kreshnik Ajazi

Prokuroria e Fierit, Drejtuese Violeta Shkurta

Prokuroria e Vlorës, Drejtues Erion Çela

Prokuroria e Shkodrës, Drejtues Albert Murçaj

Prokuroria e Kukësit, Rita Gjati

Prokuroria e Dibrës, Rifat Rojku

Prokuroria e Lezhës, Milan Laskaj

Prokuroria e Lushnjes, Arben Dyla

Prokuroria e Kurbinit, Arben Nika

Prokuroria e Gjirokastrës, Julian Çafka

Prokuroria e Sarandës, Lorenc Mërkuri

Prokuroria e Pogradecit, Drejtuese Dorina Bejko

Prokuroritë e Apelit me drejtues të përkohshëm

– Prokuroria e Apelit Durrës, Drejtues Ludovik Dodaj

– Prokuroria e Apelit Shkodër, Drejtues Brahim Dragjosha

– Prokuroria e Apelit Korçë, Drejtuese Ollga Visi

– Prokuroria e Apelit Gjirokastër, Drejtues Gjon Fusha

/GazetaReforma.com/